Avdiu: Gratë e vajzat në Kosovë janë të rrezikuara, institucionet nuk reagojnë as kur bëhen denoncime

Aktivistja Zana Avdiu, teksa ka folur për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila u përdhunuar nga 5 djem, tha gratë dhe vajzat në Kosovë janë të rrezikuara duke theksuar se institucionet nuk reagojnë.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, tha se edhe pse dhuna denoncohet nga gratë dhe vajzat në Kosovë, institucionet nuk marrin masat.

Zana Avdiu: Jemi të rrezikuar, institucionet nuk po funksionojnë shumë. Sipas asaj që thuhet vajza ka qenë edhe më herët e keqpërdorur dhe e abuzuar seksualisht dhe nuk janë marrë masat e duhura.  Sfidat në Kosovë janë të shumta por ajo që na rëndon më së shumti është dhuna dhe vrasjet e grave, të cilat nuk po trajtohen nga institucionet. Gratë disa herë e kanë denoncuar dhunën por institucionet nuk kanë marrë ndonjë veprim, nuk e kanë kryer detyrën e tyre dhe më pas kanë përfunduar të vdekura.

Ne kërkojmë nga institucionet që të veprojnë sa më shpejtë dhe të kenë dënime maksimale

EMISIONET