Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, tre persona në gjendje të rëndë

Tre persona raportohen në gjendje të rëndë nga aksidenti i ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të një autobusi nga Kosova në Salzburg të Austrisë.
Komandanti i qarkut të shpëtimit Hermann Gerstgraser deklaroi se në autobus kanë qenë 28 persona nga të cilët 3 janë dëmtuar rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shoferi që mund ta ketë zënë gjumi ose ndonjë defekt teknik.

Mësohet se ka patur vështirësi dhe në mbërritjen e ndihmës së parë mjekësore ku e vetmja mënyrë ishte që të shkonin në këmbë. Është dashur që autostrada të mbyllej në të dyja drejtimet për të liruar rrugën.

