Arifi për Ora News: Vuçiç bashkëpunon edhe me shqiptarët, në prapaskenë është Vetëvendosja
Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, akuzon presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për shkarkim të padrejtë dhe shkelje të ligjit.
Në një intervistë dhënë për Ora News, e ka quajtur një proces arbitrar dhe në bashkëpunim me parti shqiptare në zonë.
Madje në prapaskenë, sipas tij është Vetëvendosja.
Shqiprim Arifi e lidh shkarkimin e tij me deklaratat e mëparshme, por edhe me referendumin e shkarkimit të katër kryetarëve në veri të Kosovës.
Sa i përket zgjedhjeve të reja apo një rikandidimi të mundshëm, Arifi thotë se ky ka qenë mandati i tij i dytë dhe i fundit dhe se lëvizjet e tij politike do të jenë diku tjetër pa bërë me dije detaje.
Për shkarkimin e tij, Arifi ka njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

