Andoni: Vuçiç për shkak të zgjedhjeve të vitit 2022 e ka shmangur njohjen e Kosovës


I ftuar në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se stërvitja e NATO-s në vendin tonë tregon se SHBA është kthyer në një lider ndërkombëtar dhe ka kthyer një fokusin për këtë rajon.

Sipas Andonit, po ashtu duhet parë edhe si një ekuilibrim forcash në këtë zonë kundrejt Rusisë dhe ndikimit të saj.

Andoni: Stërvitja e NATO-s në vendin tonë tregon se SHBA është kthyer në një lider ndërkombëtar dhe ka kthyer një fokusin për këtë rajon. Po ashtu duhet parë edhe si një ekuilibrim forcash në këtë zonë kundrejt Rusisë, për të mos harruar një nga vendet më ndikues enë këtë rajon që është Turqia. Rusia po i bën karshëllik NATO-s dhe ka dalë jashtë qarkut të këtij organizmi. Ne jemi terren logjistik. Në një farë mënyre do që të balancojë këtë mungesë të madhe. SHBA po tregon se kjo zonë e Ballkanit nuk është jashtë fokusit të tyre. Ata kanë kohë pa u ushtruar me stërvitje.

Andoni theksoi se sa i takon Kosovës dhe ndryshimeve të kufijve, në mos sot, nesër ka për të ardhur dhe se Rama i hodhi poshtë përfshirjet e tjera reale për njohuritë për sa i përket kësaj fushate.

Andoni: Sa i takon Kosovës dhe ndryshimeve të kufijve, në mos sot, nesër ka për të ardhur. Rama i hodhi poshtë përfshirjet e tjera reale për njohuritë për sa i përket kësaj fushate. Më ka bërë përshtypje se në kohë të ndryshme dhe lidera të ndryshëm e justifikojnë ndarjen. Komunat që janë në veri të Kosovës, janë jashtë juridiksionit dhe nuk funksionojnë. Ndoshta është më mirë që kjo zonë të jetë nën Shqipërinë, sepse zona të tilla po vdesin ekonomikisht.

Andoni shtoi se Vuçiç për shkak të zgjedhjeve të vitit 2022 e ka shmangur njohjen e Kosovës, duke mos bërë lëshime edhe në kuadër të anëtarësimit në BE.

Andoni: Vuçiç për shkak të zgjedhjeve të vitit 2022 e ka shmangur njohjen e Kosovës. Pavarësisht se thonë se Serbia mund të lëshojë në raport me Kosovën, për anëtarësimin në BE, një gjë e tillë nuk qëndron. Ata duna të forcojnë atë që aktualisht e kanë. Patriarkut të ri serb po i kërkohet që të kthehet në Pejë dhe po jep bashkëpunim mes shqiptarëve dhe serbëve. Kthimi i idesë që Albin Kurti e ka luftuar për asosacionit që e ndan Kosovën po bëhet gjithmonë e më i dukshëm dhe këto janë sfidat që ka qeveria e Kosovës në të ardhmen.

 

EMISIONET