Andoni: Faktori shqiptar i përçarë, situata në Kosovë pas Banjskës delikate, serbët po armatosen

Analisti Ben Andoni në një intervistë për Ora News, u shpreh se faktori shqiptare me përçarjen e vet, ka bashkëpunuar me faktin serbe dhe ka qenë problematik të Malit të Zi.
Ai shtoi se duke pasur parasysh sulmin në Banjskë, situata në Kosovë mbetet e brishtë, edhe duke shtuar se ata kanë shkalur marrëveshjen e Ohrit dhe po armatosen.
Andoni: Faktori shqiptare me përçarjen e vet, ka bashkëpunuar me faktin serbe dhe ka qenë problematik të Malit të Zi. Edhe në republikën Serbska ka përpjekje separatiste të hapura duke mos respektuar ligjin dhe i bëjnë karshillëk presidentit të federatës vendase.
Dodik mban lidhje të afërta me Moskën dhe nuk i fsheh. Ndërkohë ministri i mbrojtjes serb ka thënë që vetëm pret urdhër të futen në Kosovë, edhe pse kjo është patetike dhe Kosova mbrohet nga KFOR. Duke pasur parasysh sulmin në Banjskë, situata në Kosovë mbetet e brishtë, edhe duke shtuar se ata kanë shkelur marrëveshjen e Ohrit dhe po armatosen.

