Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Pati koordinim me ndërkombëtarët për reciprocitetin e targat

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Pati koordinim me

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se dy masat e Qeverisë së Kosovës, ajo për reciprocitet për dokumente dhe ajo për targa, ishin në përputhje me faktorin ndërkombëtar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se SHBA-ja e mirëpret vendimin e Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave, deri më 1 shtator.

“SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Vendimin për pezullimin e përkohshëm të këtyre dy masave, Qeveria e Kosovës e ka marrë të dielën vonë, pas konsultave me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, për shkak të tensionimit të situatës në veri.

Pas vendimit, të hënën pasdite janë larguar të gjitha barrikadat në rrugët që çonin drejt dy pikëkalimeve kufitare në Bërnjak e Jarinje, të cilat ishin vendosur nga qytetarë serbë me qëllim të kundërshtimit të masave.

EMISIONET