Ambasada ruse në Serbi për shpalljen “Non Grata” të zyrtarëve rusë: Asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore

Ambasada ruse në Serbi për shpalljen “Non Grata” të

Ambasada e Rusisë në Serbi ka reaguar për shpalljen “non grata” të dy zyrtarëve rusë nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Sipas mediave serbe, në një njoftim Ambasada ruse thotë se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e për pasojë edhe të gjiha vendimet e Prishtinës nuk kanë fuqi.

 “Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse,.

EMISIONET