Aksidentohen dy makina në Pejë, plago*en 7 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2025, 22:25

PEJË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vitomiricë të Pejës.
Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Lajmin e konfirmoi Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.
Sipas Rugovës aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:25.
Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë. Në këtë aksident janë përfshirë dy makina.
7 të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

