Aksident në Greqi/ Treni periferik përpl*set me makinën në Patra, shoferi mbeti i bllokuar brenda mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 16:28

Një aksident rrugor ka ndodhur në shinat hekurudhore në Patra ku një makinë u përplas me një tren periferik që po kalonte të enjten pasdite.
Sipas raportimeve , shoferi i automjetit mbeti i bllokuar në sediljen e mjetit, por forcat zjarrëfikëse arritën që ta shpëtonin.
Aksidentet autombilistike kanë ndodhur shumë shpesh në këtë zonë, ku prillin e kaluar një grua mbeti e plagosur pas përplasjes me trenin periferik.

