Agravon sh*rri në Lipjan/ Përpl*sen fizikisht 6 persona, dërgohen me lëndime në spital

Agravon sh*rri në Lipjan/ Përpl*sen fizikisht 6 persona, dërgohen

Një sherr mes disa personash ka agravuar në përleshje fizike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot në një lokal në Lipjan të Kosovës.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.

Mësohet se si pasojë e dhunës dhe përleshjes gjashtë persona janë lënduar. Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore.

Dy prej tyre janë shoqëruar në polici. Ende nuk dihen shkaqet që sollën agravimin e këtij sherri ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET