Abazoviç: Shpresoj që e ardhmja e të gjithëve të jetë në BE, Kosova e Serbia të ulen në dialog

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, para Kryeministrisë, kryeministri i vendit Edi Rama po pret udhëheqësit e shteteve të Evropës një nga një teksa kalojnë në tapetin e kuq.

Ka mbërritur për punimet e Samitit të Berlinit edhe lideri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili u prit me përqafime nga kreu i qeverisë shqiptare.

Abazoviç u ndal para mediave ndërsa uroj kryeministrin Rama për punimet e Samitit dhe tregoi se e sheh vendin e këtij samiti si një shenjë të mirë për të ardhmen evropiane të rajonit.

“Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Europë në Tiranë ashtu si gjithë Ballkanin Perëndimor ashtu si është një shenjë shumë e mirë shpresoj që e ardhmja e të gjithëve është në Bashkimin Evropian”, tha Abazoviç.

Një koment, Abazovic e kishte edhe për Kosovën.

“Dua të them që e vetmja mënyrë sesi të zgjidhim problemet politike është të ulen dhe të kenë dialog", tha Abazovic.

EMISIONET