Abazi për ngërçin politik: Kthehu te Glauk Konjufca si kandidat për kryetar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2025, 10:23

Ish-deputeti, Haki Abazi, ka thënë se ngërçi politik ka një zgjidhje të lehtë.
Ai tha se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet kur emri i Glauk Konjufcës propozohet për kryetar.
“Nuk mundesh unë po e vendosi emrin në votim e po boena kryeministër, pa e bë dialogun politik. Do të ishte ndryshe. Shumë e lehtë është për të dalë nga situata – kthehu te Glauk Konjufca si kandidat. Jam i bindur se nesër i ki të gjitha votat e partive tjera. Kaq! Kthehu te Glauk Konjufca”, tha ai në Tëvë1.

