30 ditë kohë për Kuvendin e Kosovës/ Deputeti i LVV, Abrashi: Shpresojmë të dalim nga ngërçi politik përmes vendimit të GJK

Deputeti i LVV, Artan Abrashi në një intervistë në Ora News u shpreh se shpresohet që të dilet nga ngërçi politik në Kosovë përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Abrashi: Pas një sage tepër të gjatë e cila i kishte gati mbi 36 episode, më në fund kemi një vendim të gjykatës Kushtetuese.

Një vendim që po shpresojmë e besojmë që do ti hapë rrugë për të dalë nga një ngërç politik i cili prej fillimit ishte i panevojshëm dhe i paarsyeshëm.

Gjithsesi kjo është situata se si e kemi.

Dje gjykata Kushtetuese përmes një vendimi ka vendosur ta themi kryesisht një afat për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta kryejnë obligimin e tyre kushtetues duke marrë pjesë në votim për të konstituuar organet përfaqësuese respektivisht kryesinë e vet dhe për të hapur kështu rrugën daljes nga kriza.

Për këtë qëllim kryeministri Kurti njëheraz edhe kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve ka bërë ftesë konform kërkesës së vendimit të gjykatës Kushtetuese i cili bën thirrje për konsensus dhe bashkëpunim ndërmjet partive dhe faktorëve politikë për të dalur nga kjo krizë.

Që nesër të mbahet takimi i liderëve dhe aty të diskutohen modalitetet e daljes nga kriza.

Shpresojmë dhe besojmë që më në fund do të kemi një reflektim të liderëve karshi kësaj situate.

EMISIONET