24 vjet UÇK, krerët e shtetit të Kosovës nderime në Prekaz: Nuk e harrojmë gjenocidin e Serbisë

24 vjet UÇK, krerët e shtetit të Kosovës nderime në

Liderët e Kosovës kryen homazhe në Prekaz për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe komandantit të saj legjendar Adem Jashari. Ata nderuan sakrificën të tre brezave të familjes Jashari dhe dhanë mesazhe për të ardhmen e Kosovës.

Krerët e shtetit të Kosovës kryen homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz për nder të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Presidentja Osmani, kreu i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Kurti nderuan sakrificën e familjes Jashari.

Nga Prekazi, kryetarja e Shtetit tha se është fatkeqësi që ende nuk ka drejtësi për masakrat dhe gjenocidin serb ndaj Kosovës.

"Sot jemi këtu për ta përkujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Ata u sulmuan në shtëpinë e tyre ku shumica dërrmuese e familjarëve që u vranë ishin gra e fëmijë dhe tregon se kjo ishte ndër masakrat më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë për të cilin fatkeqësisht akoma nuk ka drejtësi," tha Osmani.

Osmani shtoi se sakrifica e Jasharëve do të jenë drita për rrugën ndër të gjitha brezat.

Kryeministri Kurti u shpreh se UÇK-ja kreu një luftë mbrojtëse dhe se gjenocidi serb në Kosovë i ka ende plagët e hapura.

"UÇK ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet   që vijnë e as nga mohimet që bëhen. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë i ka ende plagët e hapura," tha Kurti.

Për kreun e Kuvendit, Konjufca sakrifica e familjes Jashari shkundi gjithë botën dhe lëvizi botën demokratike.

"Kur i gjithë kombi shqiptar mobilizohet një moment i cili jo vetëm që e ktheu të gjithë kombin në një ushtri të gatshme për ta dhënë jetën, por e cila e shkundi dhe lëvizi të gjithë botën demokratike," tha Konjufca.

Krerët e shtetit vizituan edhe kullën e familjes së Jasharëve.

24 vjet UÇK, krerët e shtetit të Kosovës nderime në24 vjet UÇK, krerët e shtetit të Kosovës nderime në24 vjet UÇK, krerët e shtetit të Kosovës nderime në

EMISIONET