16-vjetori i Kosovës “ndez” Nju Jork-ut/ Kërkohet që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë

16-vjetori i Kosovës “ndez” Nju Jork-ut/ Kërkohet që

Përvjetori i 16 i Pavarësisë së Kosovës u kremtua në Bashkinë e Nju Jorkut! Flamuri Kuq e Zi, Ai i Kosovës e SHBA ishin krah më krah, ashtu si shtetet e njerëzit përgjatë historisë!

Flamuri kuq e zi, Ai i Kosovës dhe Ai i Shteteve të Bashkuara Bashkë! Himnet dhe më pas këngë e valle tradicionale.

Këto pamje tregojnë atmosferën e krijuar në kremtimin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës Bashkine e Neë Yorkut, në SHBA

Mark Gjonaj, i pari përfaqësues i komunitetit shqiptar në këshillin bashkiak të Nju Jork-ut theksoi veprimet e Serbisë kundër Kosovës e gjithë rajonit të Ballkanit

“Në këtë 16-vjetor, na kujtohen pengesat dhe sfidat me të cilat është përballur Kosova për të dalë nga lufta si një vend i ri i themeluar në luftën e shqiptarëve për liri. Kjo është një pavarësi që nuk u fitua, por u pagua me dekada gjak, djersë dhe lot”

Duke nënvizuar aktet e dhunshme të kryera nga serbët gjatë muajve të fundit si në të kaluarën, Gjonaj theksoi rëndësinë e “sjelljes së këtyre kriminelëve të luftës para drejtësisë”.

Edhe kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez dha një mesazh për këtë dite dhe kërkoi ndëshkimin e krimeve serbe ne Kosovë

Ceremonia përfundoi me një atmosferë festive me këngë e valle tradicionale.

16-vjetori i Kosovës “ndez” Nju Jork-ut/ Kërkohet që

EMISIONET