Krim në familje në Greqi, polici vret gruan e tij dhe më pas veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 08:58

Një 42-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj në Kalamaria të Selanikut.
38-vjeçari, i cili sipas informacioneve të para ishte punonjës policie, e ka vrarë gruan dhe më pas është vetëvrarë.
Trupat e tyre u gjetën në një banesë në rrugën 27 Komninon rreth orës 8:15.
Sipas informacioneve të para të Thestival, trupat kanë marrë plagë plumbash.
Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur ngjarjen.

