Protesta kundër HEC-it, Meta në krah të banorëve të Zall Gjocaj: 25 Prilli, referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor

Protesta kundër HEC-it, Meta në krah të banorëve të

Presidenti i Republikës Ilir Meta del në mbështetje të protestës së banorëve të Zall Gjocajt, të cilat u përplasën dje me policinë kundër ndërtimit të një HEC-i.

Kreu i shtetit kërkon ndaljen e asaj që ai e quan masakën ekologjike në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës dhe burime ujore jetësore të zonës.

"25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor", shkruan ndër të tjera Meta.

Presidenti Ilir Meta: Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë - Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike! I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.

Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!

25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.

Lexo edhe: Protesta për HEC-in në Mirditë/ 4 të arrestuar dhe 30 të procedur penalisht

Ditën e sotme, Policia e Lezhës arrestoi 4 protestues, ndërsa procedoi penalisht në gjendje të lirë 30 të tjerë.

EMISIONET