Zv.ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor zbret në Tiranë, ja arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 21:08

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.
Mësohet se ai do të marrë pjesë në aktivitetin që do të organizohet nesër me rastin e 5 vjetorit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Burime për mediat bëjnë me dije se Kasanof do të mbajë një fjalim si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë financuesit e Reformës në Drejtësi. Alexandër Kasanof u emërua si pasuesi i Gabriel Escobar në korrik të vitit 2024.


