Zjarri i frikshëm në Shëngjin kërcënon banesat, evakuohen banorët, Manja: Situata është nën kontroll

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një reagim në rrjetet sociale thekson se situata në Shëngjin është nën kontroll. Mimistri Manja nënvizom se kur të gjithë bashkohen çdo sfidë kalohet.
“Kur bëhemi të gjithë bashkë çdo sfidë kalohet! Falë përkushtimit të forcave zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e vendit, Policisë së Shtetit, ushtrisë dhe qytetarëve vullnetarë, situata në Shëngjin është nën kontroll”, shkruan Manja.
“Nesër në mëngjes do të kemi përsëri përforcime nga mekanizmi evropian i mbrojtjes civile. Qëndroni të qetë dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve!”, përfundon ministri Manja, i cili ndau dhe foto nga vendi ku u përhap zjarri.
Zjarri në Shëngjin ra pasditen e djeshme, teksa i favorizuar nga era u përhap përgjatë ditës së sotme. Mbi 300 forca zjarrfikëse, mjete tokësore dhe mjete ajrore mundësuan vënien nën kontroll të zjarrit.

