Zhvillimet politike/ Gazetari Myzyraj: PD kërkon qeveri teknike, Rama s'ka ndërmend të japë dorëheqje
Gazetari, Isa Myzyraj në një intervistë në Ora News komentoi zhvillimet politike në vend.
Gazetari Myzyraj theksoi se PD kërkon qeveri teknike por Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.
Myzyraj: Është një kërkesë e përsëritur e opozitës për qeveri teknike.
Për këtë PD ka nisur të ashtuquajturën mosbindje civile, pra me dy protestat e realizuara deri më tani.
Njëra që ishte në Tiranë me 7 tetor dhe tjetra me bllokimin e akseve kryesore rrugore.
Duket sikur PD do të gjejë një kauzë për ta shtyrë përpara në prag të zgjedhjeve parlamentare duke kërkuar qeveri teknike dhe duket sikur kampi tjetër pra qeveria dhe kryeministri Rama deri në këto momente që po flasim as që e ka ndërmend të japë dorëheqjen për të krijuar një qeveri teknike.
PD synon të krijojë qeveri teknike sipas një modeli të Maqedonisë së Veriut e cila 100 ditë përpara zgjedhjeve krijohet një qeveri teknike për ta çuar vendin në zgjedhje të përgjithshme.

