Zhulali: Qytetarët e kanë përvetësuar programin tonë, ndryshimi fillon brenda 30 ditëve

Kandidatja për deputete e PD-ASHM, Ilda Zhulali, e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", deklaroi se qytetarët kanë mirëpritur programin e Partisë Demokratike dhe zbatimi i tij do të nisë menjëherë brenda 30 deri në 100 ditët e para të qeverisjes.
" Jam befasuar me reagimin që kam marr nga njerëzit. E para gjë që më ka kënaqur është që programi i Partisë Demokratike ka gjetur një vend dhe është mirëpritur nga të gjithë.
Në 3 javë programi është mësuar nga çdonjëri dhe unë e kam kuptuar këtë ditë pas dite.
Në fillim donin të dinin 'çfarë do të beni për ne, si do na ndihmoni se nuk na del rroga apo pensioni' dhe ndërkohë që u transmetonin mesazhet që nuk do të ketë asnjeri që do të mbetet pa një minimum jetik 200 euro, që rroga minimale do të jetë 500 euro, që pensioni minimal do të jetë 200 euro, që do të rritet rroga mesatare në 1200 euro dhe këto gjëra tashmë i kanë përvetësuar të gjithë, janë të qartë për programin tonë, por ajo që është më e rëndësishmja mendon që kjo është mënyra që marrin zgjidhje problemet e tyre e marrin zgjidhje imediate.
Më pyesin se kur do i bëjmë ne këto. U them që do të fillojmë menjëherë brenda 30 ditëve ose 100 ditëve të para të qeverisjes, këto do të marrin rrugë dhe do të zbatohen plotësisht", u shpreh Zhulali.

