Zhllima: Shteti dhe ligji funksionojnë selektivisht, shpesh për të përfituar vota dhe për të fshehur paaftësinë
Avokati Gylsen Zhllima komentoi në emisionin “Drejt” se disa aktorë politikë përdorin ligjin dhe funksionimin e shtetit në mënyrë selektive për të fituar avantazhe elektorale, duke reklamuar ose fshehur paaftësinë e tyre.
" Po bëhet një video që tregoi se funksiononka shteti, por në një moment shteti nuk është në funksion por në një moment tjetër qenka në funksion. Pse bëhet kjo?
Të tregoj që shiko ne jemi. Këta po reklamojnë paaftësinë e tyre ose ndonjëherë me qëllim paaftësi në pengmarrje votash, pra bëjnë vota, marrin vota dhe në fund fare kur shikojnë se dikë e kanë lejuar duke shkelur ligjin, pastaj e shfrytëzojnë dhe në fund kujtohen se ekziston ligji, ekziston shteti dhe pushteti dhe marrin bëjnë një video të tillë", u shpreh Zhllima.

