"Zgjedhjet shans për opozitën të rrëzojë Ramën, por nuk mjafton më shtëpia e PD-së", thotë Dashamir Shehi
Zgjedhjet e 14 majit janë një shans për opozitën të cilën nuk duhet ta shpërdorojë. Ky është mesazhi që jep aleati i PD-së kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi aleat i PD-së.
“Po vunë një djalë të vetëm dhe një djalë të mirë për qytetet kryesore të Shqipërisë mund të japë një sinjal shprese’ thotë ai i ftuar në studion e "Ditë e Re"
Shpreh rezervat për primaret dhe këmbëngul pse opozita duhet të dalë me një kandidaturë unike që do të përfaqësonte të gjithë opozitën dhe jo vetëm PD-në.
Dashamir Shehi: “Kandidatura e Belind Këlliçit është e mirë por do të kisha pritur edhe më mirë. Do të kisha pritur të bëhej një betejë e hapur, kjo ishte një betejë brenda PD-së, si të thuash brenda familjes. Votojmë kush është më i miri i shtëpisë, por ne na duhet një lagje për të fituar qytetin. Nuk mjafton më shtëpia e PD-së. Do të kisha preferuar një formulë tjetër. Në kohë demokracie nuk gjykohet me fise, kush është fisi më i madh.
Për të fituar Tiranën, Durrësin, Vlorën, Korçën, Elbasanin, pse jo dhe Gramshin, duhet të dalin jo vetëm thjesht njerëzit e PD-së port ë gjithë qytetarët. Jo qytetarët e majtë, por qytetarët gri, ai që është më I miri. Ai që gjykon pa tifozllik dhe ti bashkohet një krah. Vetëm kështu fitohet. Ndryshe nuk fitohet.
Një kandidaturë unike që do të përfaqësonte të gjithë opozitën do të ishte shans për të marrë elektoratin gri.
“Një njeri i mirë dhe një njeri i vetëm do të rriste shanset. Ku të identifikohen jo vetëm njerëzit e PD-së por shumica e qytetarëve. Se jam I bindur që shumica e qytetarëve nuk duan më këtë që është jo vetëm Edi Rama por dhe ata që kanë përfaqësuar Edi Ramën në bashki e komuna. Ka 8 vjet që korrupsioni është në maja të larta. Nëse Tirana i duket qytet i bukur për të jetuar, i mirë i pastër le të votojnë ato që janë. Nëse duan ndryshimin, ndryshimi nis nga ata. Ftoj të votojnë kandidatin e opozitës” thotë Shehi në studion e emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora.
Zgjedhjet i sheh si festë për demokracinë.
Dashamir Shehi:“Unë që kam jetuar gjysmën e jetës në regjimin e Enver Hoxhës dhe gjysmën këtu, e di fort mirë çfarë vlere është zgjedhja e lirë. Sa herë vijnë zgjedhjet qytetarët duhet të mobilizohen në favor të të mirës sipas mendimit të tyre. Duhet të dalin e të bëjnë zgjedhjen e vet. Gabojnë apo jo koha e tregon nuk ka arbitër tjetër.
I ftoj dhe këtë herë. Dil e voto. Nëse ju pëlqen ky lloj regjimi që ka ngritur Edi Rama që gjykoj që ia ka sjellë në majë të hundës të tërëve edhe atyre të vet, le të rrinë. Nëse duan të ndryshojnë duhet të dalin të votojnë.
Pranon se ka përjetuar shumë keq 8 janarin e 2022 ditën e përplasjes mes demokratëve, mbështetës të Berishës dhe Bashës, e cila e ktheu PD-në në një arenë lufte.
“8 janari është një ditë e turpshme për PD-në, për të dy krahët. Njëri sulmon me dhunë e tjetri mbron me dhunë. Çfarë po sulmon, çfarë po merr.
Lufta brenda llojit është më e keqe por është e turpshme. Lufta bëhet me nder me krenari, por kjo ishte vetëmbytje. Ishte një ditë e turpshme që uroj ta harrojmë sa më shpejt dhe të reflektojmë. 8 Janari nuk është një kthesë e madhe. Atë që e kanë bërë atë punë duhet ta kuptojnë që është një ditë e turpshme. Nëse votat i bëkan muret dhe një vulë. Të gjithë këta përbetohen se partia janë njerëzit, shpirti e idealet por muri e vula paskan vlerë. Sigurisht ata që sulmuan janë më të turpshme. Ata të tjerët treguan se mjaftoi një letër shteti e dolën. ”
A bëhet PD?
Dashamir Shehi: "Po bëhet. Bëhet më e fortë por bëhet më e vogël. Nëse nuk do të ketë hapësirë për njerëz të tjerë dhe njerëzit e tjerë nuk do të identifikohen me kandidatin si do të bëhet më e madhe?"
Berisha?
Dashamir Shehi: Ju flisni për ndryshim por ndryshimi nuk është të rrotullohemi në një vend. Po Berisha po Meta. Kjo është e treta herë. Nuk tërheq dhe shumë njerëz. Nuk e lidh me Amerikën se janë çështje personale e ti zgjidhë vetë, por këto njerëz e kanë pasur shansin për ta ndryshuar por Shqipëria është kjo që është, por gjykoj se këto janë njerëz të vlefshëm për t’i bërë opozitë Ramës. Edi Rama është në pushtet dhe e keqja vjen nga pushteti. Nëse duhet të ndryshojmë realisht politikën kjo alternativë nuk është më e mirë. Duhen njerëz të rinj dhe ide të reja.
