Zgjedhjet në Tiranë, Kolegji merr vendimin me 5 anëtarë

Kolegji Zgjedhor do të mblidhet në datën 13 tetor për të shqyrtuar ankesën e PS. Trupa me anëtare Ornela Naqellari (Relatore), Iliba Bezati, Lutfije Celami, Entela Shedula dhe Alma Kodraliu do vendosë mbi ankesën ndaj Komisionit Rregullator në KQZ ku Muharrem Çaka dhe Helga Vukaj kundërshtojnë nisjen e procedurave të zgjedhjeve në Tiranë. Ata kërkojnë që më parë të pritet vendimi i gjykatës kushtetuese për ankesën e Erion Veliajt.
Veliaj u arrestua në 10 shkurt, ndërsa në 23 shtator u shkarkua nga Këshilli Bashkiak. Procesi u pasua me ankimimin e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese në 29 shtator ndërsa në 1 tetor Presidenti dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve në 9 nëntor në 6 bashki përfshirë dhe Tiranën

