Zgjedhjet e 11 majit, Karaj: Partia në pushtet vjen pa program, i njëjti diskurs politik

Juristi, Leonard Karaj në një intervistë në Ora News u shpreh se sërish partia në pushtet vjen pa program në këto zgjedhje.

Karaj: Tani rrjetet sociale janë bërë në modë dhe duket sikur edhe partitë politike më shumë se sa të shkojnë tek elektorati fizikisht po mundohen që ti qasen nëpërmjet Facebook, Instagram, TIK tok.

Nuk më duket ndonjë risi kushedi se çfarë.

Sërish partia në pushtet, parti e Ramës PS vjen pa një program.

Vjen me të njëjtin diskurs politik tek qytetari.

Pa një lloj bilanci pa një lloj përgjegjësie për 12 vitet e qeverisjes.

Pra pak a shumë më të njëjtën gjë sikur bëri fushatë elektorale në 2017 e 2021.

EMISIONET