Zgjedhjet e 11 majit/ Burimi: Vota e diasporës, votuan ata që kishin realisht dëshirë

Zgjedhjet e 11 majit/ Burimi: Vota e diasporës, votuan ata që kishin

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", analisti Genc Burimi komentoi procesin e votimit nga diaspora, duke e cilësuar atë më shumë simbolik sesa me ndikim real.

" Tepër e pritshme që ditën e parë kur u bë lista e votimeve për diasporën dukej që do të kishte një votë me vlerë simbolike më shumë se votë me vlerë praktike.

Nga 1 milionë e 800 mijë  që konsideroheshin si banorë në diasporë që mund të votonin vetëm 200 mijë u regjistruan. I bie as 10% e diasporës që votuan realisht dhe ishin njerëz që donin të votonin.

Rasti im nuk ishte një bindje politike, rasti im ishte detyrë gazetareske", u shpreh ndër të tjera Burimi.

 

EMISIONET