Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do

Disa prej kandidatëve në listat e hapura të Partisë Demokratike i janë drejtuar me ankimime KQZ-së dhe KAS-it, ku kërkojnë rinumërimin e votave preferenciale, pas konstatimeve për tjetërsimin e tyre. Por, kërkesat e tyre janë rrëzuar pasi u duhet t’u japë aprovimin me firmë edhe partia.

Së fundmi, në media është publikuar një mesazh i Sali Berishës, i cili u a ka dërguar në WhatsApp, ku iu bën me dije se për efekt ligjor partia do të mbështesë çdo kërkesë të tyre në KQZ. Sipas tij, transparenca e plotë është standard i PD-së

“Të nderuar drejtues politikë të qarqeve dhe kryetarë të degëve të PDSH

Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet, kamera, verifikime, rinumërime, etj, do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë! Përshëndetje, Sali Berisha.” – shkruhet në mesazhin e liderit të PD.

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do

EMISIONET