Xhixho takon zyrtaren amerikane: Barazia gjinore është themelore për të ofruar shanse të barabarta për të gjithë

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e cila po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Gruas, është takuar sot me zëvendësdrejtoreshën kryesore në zyrën e Sekretarit të SHBA-së, Katrina Fotovat.
Postimi i Xhixhos:
Kënaqësi e veçantë të takoja sot në Forumin Ndërkombëtar të Gruas, Sigurisë dhe Paqes, Katrina Fotovat, zëvendësdrejtoreshë kryesore në Zyrën e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndamë bindjen e përbashkët se çështjet e grave dhe vajzave janë çështje të të drejtave të njeriut.
Barazia gjinore sot është themelore për të ofruar shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Fuqizimi ekonomik i grave, përfshirja e tyre në vendimmarrje dhe lufta kundër dhunës gjinore janë faktorë kyçë që e bëjnë atë kontribuuese të qenësishme për paqen dhe sigurinë në mbarë botën.

