Xhixho: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standartin e qeverisjes që kërkon BE

Xhixho: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standartin

Deputetja e PL, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se keqqeverisja po e mban Shqipërinë larg Europës.

Postimi:

Keqqeverisja po e mban Shqipërinë larg Europës.

Shqipëria vazhdon të mbetet pas jo vetëm në raport me vendet e BE-së, por edhe në krahasim me vendet e rajonit në procesin e integrimit europian — dhe shkaku është i qartë: mungesa e qeverisjes së mirë.

Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, Shqipërisë do t’i duhen të paktën 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes që kërkon Bashkimi Europian.
Premtimi “Shqipëria europiane deri në 2030” është thjesht propagandë elektorale. Në realitet, qeverisja shqiptare nuk arrin dot as ritmin e Kosovës, e cila ka nevojë për vetëm 26 vite për të përmbushur këto standarde.
Prapambetja është e thellë edhe në fusha të tjera:
• Ekonomia: 53 vite për të arritur standardet e BE-së
• Sistemi social: 71 vite
• Shëndetësia: 39 vite
• Mjedisi & infrastruktura: 100 vite
Korrupsioni i përhapur në çdo nivel të shtetit dhe lidhjet me krimin e organizuar e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe për pastrimin e parave të drogës.

Ndërkohë, pamundësia ekonomike, mungesa e shërbimeve dhe e meritokracisë po i detyrojnë qytetarët të largohen.
Integrimi europian nuk është dekor për fushata – por një proces që duhet të ndërtojë standarde për qytetarët shqiptarë.

Ndërsa kryeministri flet për “pasaportën europiane”, qytetarët po emigrojnë çdo ditë sepse realiteti me të cilin përballen çdo ditë është shumë larg standardeve të BE-së – në çdo shërbim publik, në çdo aspekt të jetës.

EMISIONET