Xhixho shpalos programin e PL-së: Blegtoria në Shqipëri po zhduket, fermat po mbyllen, fshatrat janë shpopulluar, ja çfarë do bëjmë ne

Xhixho shpalos programin e PL-së: Blegtoria në Shqipëri po

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixhi thotë se dështimi i politikave bujqësore, braktisja e fermerëve nga shteti dhe shpopullimi masiv i zonave rurale e ka çuar blegtorinë në kufijtë e mbijetesës.

Përmes rrjeteve sociale, Xhixho thekson se blegtoria në Shqipëri po zhduket, fermat po mbyllen, fshatrat janë shpopulluar.

REAGIMI I XHIXHOS

Blegtoria në Shqipëri po zhduket, fermat po mbyllen, fshatrat janë shpopulluar.

Importi i mishit gjatë vitit 2024 tregon një të vërtetë të frikshme: ne nuk prodhojmë dot mish për konsum, sepse numri i krerëve ka rënë në mënyrë drastike.

Përgjatë vitit 2024:

● Importi i mishit arriti vlerën 84 milionë euro 

● Rritje 9.1% krahasuar me vitin 2023

Shifrat nuk pasqyrojnë aspak rritjen e konsumit. Shqiptarët nuk u pasuruan brenda një viti, as turistët nuk janë dyfishuar në krahasim me 2023-shin.

Importojmë më shumë sepse nuk prodhojmë dot vetë.

Përgjatë viteve të fundit:

● Numri i krerëve ka rënë me 46%

● Numri i lopëve të qumështit ka rënë me 35%

● Numri i të imtave ka rënë me 33%

● Numri i shpendëve ka rënë me 23%

Dështimi i politikave bujqësore, braktisja e fermerëve nga shteti dhe shpopullimi masiv i zonave rurale e ka çuar blegtorinë në kufijtë e mbijetesës.

Programi “Pesë prioritete për 4 milionë shqiptarë” e ka bujqësinë dhe blegtorinë një nga shtyllat kryesore.

● PL do të mbështesë bujqësinë në një vlerë rreth 30 miliardë lekë çdo vit.

● Do të realizohet subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.

● Do të nxitet zhvillimi i blegtorisë, duke shtuar 4 fish numrin e krerëve e shpendëve për konsum të brendshëm dhe për eksport.

● TVSH 0% për ushqimin e bagëtive dhe shpendëve të mishit, si soja, vaji i sojës, etj.

● Pagesa të drejtpërdrejta për çdo kokë lope nga 80 euro në 200 euro.

● Pagesa të drejtpërdrejta për çdo krerë dele dhe dhi nga 12 euro në 40 euro.

● Duke mbajtur parasysh madhësinë mesatare të fermës blegtorale shqiptare, kufiri i financimit me 200 euro për krerë lopë, ulet nga 10 aktuali, në 3 dhe nga 100 aktuali, në 30 për tufat e të imtave (dele dhe dhi)

● Mbështetje me pagesa direkte për çdo kafshë të lindur me 5 euro edhe çdo kafshë të therur në masën 5 euro për të imtat edhe 15 euro për gjedhin.

EMISIONET