Xhixho nxjerr VIDEON: Ja si u dhu*ua nga policia Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL
Pas Tedi Blushit, një tjetër denoncim i fortë i dhunës së policisë në protestën e opozitës pasditen e sotme vjen sërish nga radhët e Partisë së Lirisë.
Deputetja Erisa Xhixho ka publikuar me video pamjet e dhunës, që ajo thotë se është ushtruar ndaj Arla Merjes, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë.
DENONCIMI I XHIXHOS
Kjo është fytyra e narkoqeverisë që dhunon vajzat e gratë në protestën e qytetarëve të lirë.
Dënoj dhunën e turpshme të policëve ndaj Arla Merjes, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë.
Dhuna policore çnjerëzore është mjeti i vetëm që i ka mbetur në dorë kësaj qeverie anti-shqiptare. Ajo është provë e dëshpërimit të një regjimi të zhytur në korrupsion përballë qytetarëve të lirë.
Asgjë nuk na ndal në misionin tonë kundër regjimit!
Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen!
Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë!


