Xhixho: Në zgjedhje bashkë me PD-në, kemi nisur takimet me qytetarët, qëllimi fitorja në 11 maj

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një intërvistë në Ora Neës u shpreh se PL është në një koalicion me PD prej muajsh tashmë.

Xhixho: Pas izolimit politik të presidentit të PL-së, dhe të një burgosje për arsye elektorale dhe politike që po i bëhet sot presidentit të PL, padyshim që këtë burgosje politike PL e ka kthyer në forcë.

Jemi në organizim të plotë, qoftë lidershipi i partisë së Lirisë por edhe organizatat bazë.

Kemi pasur takime vitin e kaluar qoftë nëpër rrethe.

Në Fier, në Shkodër, Në Kukës, në Skrapar dhe kemi vijuar gjithashtu me një tur takimesh të përditshme në të gjithë njësitë e Tiranës sepse padyshim Tirana është një ngë qarqet më të rëndësishme për garën elektorale.

Padyshim që ne jemi në një koalicion, në një front opozitar me PD prej muajsh tashmë.  

Xhixho denoncoi edhe shpërndarjen e disa formularevë në shkolla që siç pretendon, janë pjesë e patronazhimit të PS për zgjedhjet.

Xhixho: Në zgjedhje bashkë me PD-në, kemi nisur takimet me

Xhixho: Një skemë patronazhimi po ndodh në shkollat tona.

Në një qëllim të heshtur për të hartuar një hartë sociale, sot të gjithë nxënësit janë vënë përpara këtij formulary ku duhet të japn të dhëna për prindërit: ku punojnë, numrin e telefonit, gjithashtu edhe adresën e tyre.

Kjo qeveri jo vetëm që nuk e ka prioritet arsimin, por po e shfrytëzon këtë sektor jetik në këtë situatë shumë emergjente në të cilën ndodhet arsimi pikërisht në funksion të zgjedhjeve.

Zv.Presidentja e PL listoi ehde listën e priorieteve të forcës politike që përfaqëson duke theksuar se janë të parët që e kanë bërë gati programin e tyre.

Xhixho: Kemi qenë partia e parë politike që ka miratuar që prej konventës së 27 prillit një program të qartë me 5 prioritete të cilën në po e diskutojmë në çdo takim me qytetarët.

Burgosjen politike të liderit e kemi kthyer në forcë, jemi në një organizim të plotë.

5 prioritetet:
Lufta kundër shpopullimit me disa mekanizma, sic është mbështetja e familjeve të reja me kredi, plan i bazuar në modelin Hungarez
Arsimi sepse është i nënfinancuar, do ta bëjmë prijoritet
Bujqësia
Dyfishimi i pensioneve dhe i pagave

EMISIONET