Xhixho: Kthimi i universiteteve në fondacione, goditja e radhës mbi arsimin nga Rama. Ka prioritet vetëm PPP

Xhixho: Kthimi i universiteteve në fondacione, goditja e radhës mbi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ka dënuar vendimin e qeverisë “Rama” për shndërrimin e universiteteve publike në IALPP, thënë shkurt, kthimin e tyre në fondacione.

Xhixho, në kritikën e saj kundër vendimit të datës 23 nëntor 2022, theksoi se kjo qeveri tregoi edhe njëherë se arsimin nuk e ka prioritet, por vetëm PPP.

"Kjo qeveri tregoi edhe njëherë se arsimin nuk e ka prioritet, por vetëm PPP.

VKM e fundit, e cila parashikon tjetërsimin e universiteteve publike në fondacione, është goditja e radhës që i jepet arsimit nga qeveria e Edi Ramës.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr 741, datë 23.11.2022, pasurite e paluajtshme të universiteteve publike, nga pronë publike shndërrohen në pronë të fondacionit.

Universitetet publike duke u kthyer në fondacione shndërrohen në pronë private lehtësisht të tjetërsueshme, duke ndryshuar statusin juridik të pronës.

Kjo VKM që vjen 7 vjet pas miratimit të ligjit për arsimin e lartë, është totalisht e paqartë dhe lë mundësi abuzimi nga qeveria e inceneratorëve.

Kjo qeveri, e cila nuk ka bërë asgjë për të frenuar mbylljen e dhjetëra degëve studimore në universitetet e vendit, ka injoruar hapur kërkesat e studentëve dhe pedagogëve dhe ka miratuar për arsimin një buxhet qesharak për 2023, mē të ulëtin në rajon, tani ka vendosur të nxjerrë në shitje tempujt e dijes.

Ky rikonceptim i ri do të thellojë akoma më tej gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen sot universitetet shqiptare. Në përpjekjen për mbijetesë, kostot do të shtohen duke rënduar mbi studentët dhe familjet e tyre.

Qeveria e inceneratorëve dhe PPP-ve nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin. Ndaj nuk është habi që universitetet publike janë malli i radhës që ajo nxjerr në shitje. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë ta ndalim këtë asgjësim të qëllimshëm të tyre!", deklaron deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

VENDIMI I QEVERISE

Xhixho: Kthimi i universiteteve në fondacione, goditja e radhës mbiXhixho: Kthimi i universiteteve në fondacione, goditja e radhës mbiXhixho: Kthimi i universiteteve në fondacione, goditja e radhës mbiXhixho: Kthimi i universiteteve në fondacione, goditja e radhës mbiXhixho: Kthimi i universiteteve në fondacione, goditja e radhës mbi

EMISIONET