Xhemollari: Kodi Zgjedhor thotë një muaj nga zgjedhjet, por partitë politike e kanë nisur fushatën 3 muaj më parë

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare në një intervistë në Ora News u shpreh se pavarësisht se Kodi Zgjedhor thotë që një muaj nga zgjedhjet partitë politike duhet të fillojnë të ekspozojnë logot e programet e tyre, partitë këtë e kanë filluar tre muaj më parë.

Xhemollari: Publiku nuk do të ndiejë asgjë nesër që nis fushata sepse mund të jemi në ditën e 99 ose 100 të nisjes së fushatës.

Sidomos në Diasporë, partitë politike kanë bërë realisht fushatë.

Pavarësisht se Kodi Zgjedhor thotë që një muaj nga zgjedhjet duhet të fillojë që partitë të ekspozojnë numrat, logot, sloganet dhe elementët me të cilët garojnë pra programet e tyre politike, kjo ka ndodhur rreth tre muaj më parë.

Kështu që nesër thjesht do të jetë aktiviteti i radhës i secilës parti për të vazhduar me aksionin e tyre politik.

Ajo që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe kanë qenë disa risi që nuk i kemi parë në zgjedhjet e tjera.

Risia e parë ka qenë angazhimi i Diasporës dhe vota e Diasporës.

EMISIONET