Xhaferri: Drejtorët e bashkisë janë në burg, bënin fushatë për Veliajn, tani janë investuar ministrat
Në “Drejt” nga Luan Rama, Besart Xhaferri, kandidat për deputet PD, Tiranë tha se drejtorët e një bashkie nuk kanë pse të jenë të investuar elektoralisht.
Xhaferri: Jam drejtues politik në 4 njësi në Tiranë dhe klima është shumë më e relaksuar. Po normalizohet situata. Drejtorët e një bashkie nuk kanë pse të jenë të investuar elektoralisht. Qysh kemi drejtorë të UKT-së që janë në burg, apo IMT-së që kanë fituar tendera përmes prishjeve, kanë qenë mënyra për të zotëruar elektoratin dhe kjo ka qenë një krim elektoral.
Tentativa të tilla këtë herë po ndodhin nga ministra që po ndodhin. Unë kam përballë ministrin e Brendshëm i cili në vend që të merret me sigurinë e vendit, por merret më shumë me fushatën elektorale të PS-së, sigurisht që kjo është një vijë e hollë e krimit elektoral. Asnjë person nga Veliaj nuk u fut në listën e mbyllur.

