Vrasja e policit në veri të Kosovës, Berisha: Akt kriminal i sponsorizuar nga ultranacionalistët serb

Vrasja e policit në veri të Kosovës, Berisha: Akt kriminal i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e policit në veri të Kosovës. Berisha në reagimin e tij i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe ka dënuar sulmin që sipas tij është i sponzorizuar nga ultranacionalistët në pushtet të Beogradit.

Reagimi i Berishës:

Sulm terrorist në Liposaviq ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër.
Të dashur miq,

banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit.

Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij.

EMISIONET