"Votuesve të diasporës iu ka ngelur ora pas"/ Vongli: Njerëzit gabohen për shkak të komunikimit politik mjeshtëror dhe diabolik të Edi Ramës
E ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", pedagogia Haris Vongli komentoi rolin e diasporës në zgjedhje, duke u shprehur se një pjesë e votuesve jashtë vendit janë të shkëputur nga realiteti dhe, sipas saj, "u ka ngelur ora pas".
" Unë si shumë të rinj të brezit tim kam zgjedhur të jetoj jashtë. Ky është largimi im i tretë pas shumë sfidash dhe ëndrash për ta bërë vendin tim sepse të gjithë jemi njerëzor dhe askund nuk jemi ngrohtë dhe sigurtë më shumë sesa gjirit familjar dhe çdokush që merr vendimin për tu larguar jashtë është një vendim i zakonshëm.
Ky ishte një projekt pilot. Sigurisht ne e njohim shumë mirë mentalitetin e votuesve në Shqipëri sikurse mentalitetin e politikanëve për rrjedhojë dhe mentalitetin e ndërkombëtarëve këtu. Ndërkombëtarët në vendin e tyre nulk do të mbanin kurrë qëndrimin nëse aty do të ndodhte e njëjta gjë.
Për atë pjesë që nuk kanë votuar, ne po vuajmë pasojat sepse ato janë të shkëputur nga realiteti këtu dhe janë të painteresuar. Kanë arritur ta përqafojnë mentalitetin atje, të dalin nga e kaluara e tyre dhe mendojnë se gjërat nuk do të ndryshojnë këtu.
Ato që kanë votuar për mendimin tim i ka ngelur ora pas sepse unë kam komunikim me njerëzit atje, por unë kam komunikim dhe me njerëzit përtej oqeanit që vijnë më pak në Shqipëri. Ata thonë që Shqipëria ka ndryshuar, është bërë shumë e bukur. Ata që janë të shkëputur nga realiteti këtu, vërtetë mendojnë se Edi Rama nuk i ka vjedhur këto zgjedhje se Edi Rama e ka qeverisur mirë vendin.
Njerëzit gabohen për shkak të marketimit dhe komunikimit politik mjeshtëror diabolik të personit që e qeveris këtë vend", u shpreh Vongli.

