"Votimi i diasporës ishte sfiduese për KQZ"/ Celibashi: I krahasueshëm me standartin e vendeve ku ky proces prej vitesh zhvillohet

Gazetari Bekim Bici ka zhvilluar një intervistë ekskluzive për OraNews me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, për të diskutuar lidhur me problematikat dhe me sfidat që KQZ ka hasur këtë vit që lamë pas në zgjedhjet e 11 majit.

Specifikisht, Celibashi ka treguar se përgatitja e zgjedhjeve parlamentare 2025 kanë qenë sfiduese sa i përket realizimit të votës së diasporës.

Gjë për të cilën ai u shpreh se KQZ i është dashur të përgatitet për këtë proces votimi, në një kohë shumë të shkurtër.

“E thatë edhe ju që sfida kryesore për KQZ në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve në vitit 2025 ka qenë përgatija e votimit nga jashtë, e votimit të diasporës.

Për herë të parë u mundësua votimi i qytetarëve shqiptar me të drejtë vote, të cilët banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kjo është një arritje historike në kuptim të, jo vetëm të faktit që u realizua për herë të parë por edhe për mënyrën se si u realizua.

E dim shumë mirë ndoshta nuk është vendi që gjithsa u diskutua dhe u debatua përpara se ky proces të realizohej por ngelet në fund të fundit fakti që koha që KQZ do duhej ta përgatiste ishte mjaft e shkurtër dhe kjo e bëri mjaft sfiduese për KQZ."- tha Celibashi.

Ndërkaq, kryekomisioneri ka nënvizuar se procesi pati një realizim shumë të mirë dhe krahasohet me standartet e vendeve të tjera, që prej vitesh kanë zhvilluar procese të tilla votimi.

"Që në fund të fundit, duke marrë në konsideratë edhe atë që kanë thënë vëzhguesit ndërkombëtar dhe ata vendas, ishte një proces i realizuar shumë mirë.

I krahasueshëm me standartin e vendeve ku ky proces prej vitesh e vitesh zhvillohet.

Por votimi nga jashtë një pjesë e të gjithë procesit përgatitor dhe administrues të të gjithë vitit 2025.

Në tërësi, zgjedhjet janë sfiduese sidomos në realitetin shqiptar.

Shto këtu dhe votimin nga jashtë, sikurse e thashë ne e përgatitëm për herë të parë.

E kanë bërë vitin 2025, vit të mbushur me sfida për KQZ në fakt.

Një pjesë e këtyre kanë filluar që prej vitit 2024. Veçanërisht përgatitjet zgjedhjet e 11 majit 2025."- u shpreh kryekomisioneri.



 

EMISIONET