Zgjedhjet në Himarë/ 70 veta nuk kanë mundur të votojnë, arsyeja kartat e identitetit
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 4 Gusht 2024, 08:21
Në Himarë ka nisur proçesi i votimit, ndërsa 23 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakun e ri, mes Petro Gjikurias të mbështetur nga opozita dhe Vangjel Tavos, kandidatit të PS-së.
Burime për "Ora News" thanë se 70 qytetarë nuk kanë mundur të votojnë për shkak se u kanë skaduar kartat e identitetit.
S'ka ende një urdhër nga Ministria e Brendshme.

