VOTA PËR REZOLUTËN/ “Qeveri e krimit” – Baçi: Opozita HUMBI, braktisi kauzat e saj pasi e kuptoi se s’kishte shteg tjetër

Rezoluta e përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës që u miratua këtë të enjte në Kuvend, ku politika shqiptare shprehet njëyëri për mbështetjen e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi koherencën dhe strategjinë e vetë Partisë Demokratike përballë akuyave që ajo artikulon ndaj qeverisë dhe mayhorancës socialiste në përgjithësi.

Ajo që në pamje të parë duket si një akt maturie pol


itike, sipas analistit Agim Baçi, fsheh një kontradiktë të thellë mes retorikës së ashpër dhe veprimeve politike të opozitës.

Në një analizë të bërë në studion e lajmeve në “Ora News”, Baçi thekson se problemi nuk qëndron te kompromisi në vetvete, pasi marrëveshjet për çështje madhore si integrimi evropian janë normale. Problemi, sipas tij, është mënyra se si u arrit ky kompromis dhe braktisja e papritur e një qëndrimi të prerë që opozita ka mbajtur prej kohësh.

Ai kujtoi akuzat e vazhdueshme të opozitës se “me Ramën nuk ka integrim”, se “Rama e ka bllokuar integrimin”, duke e cilësuar atë si “narkotrafikant” dhe pengesë për vendin. Kjo retorikë militante u zbeh brenda pak çastesh në një votim të përbashkët, ku debati real mungoi pothuajse tërësisht.

Sipas analistit, kjo lëvizje mund të jetë pasojë e një presioni ndërkombëtar, veçanërisht pas përplasjes së fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha me ambasadorin e BE-së, Gonzato. “Ndoshta e pa që s’kishte asnjë lloj shtegu,” u shpreh Baçi, duke sugjeruar se opozita mund të jetë ndjerë e kushtëzuar për të bërë një hap pas.

 Ai e cilësoi seancën parlamentare si një mundësi të humbur për opozitën, e cila nuk arriti të kërkonte llogari apo të vendoste kushte konkrete ndaj qeverisë, por u mjaftua me një akt formal. Mungesa e seriozitetit, sipas tij, u reflektua edhe në mungesën e deputetëve në sallë, të cilët u shfaqën vetëm në momentin e votimit.

Ky episod ngre një tjetër dilemë: si mund të pajtohet ky bashkëpunim në Kuvend me thirrjet e vazhdueshme për protesta masive në shesh? Për Baçin, kjo mungesë konsistence është arsyeja kryesore pse protestat e opozitës po refuzohen nga qytetarët.

Sipas tij, opozita nuk po arrin të lexojë sinjalet e publikut dhe nuk po bën pyetjen thelbësore: pse, pavarësisht kauzave që ngre, po përballet me një braktisje kaq të madhe nga mbështetësit e saj. Kjo paqartësi strategjike, mes betejës në rrugë dhe marrëveshjeve në institucione, duket se po thellon krizën e besimit tek opozita.

AGIM BAÇI: “Shiko, nuk është problemi nëse u arrit në kompromis. Çështja është si erdhëm deri te kompromisi, sepse është normale të jesh në Kuvend, të bësh marrëveshje, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të politikës së jashtme, siç është integrimi apo çështje, kudo qofshin, për shembull, siç ishte dhe rasti i i futjes në bordin e paqes, domethënë, apo gjëra të ndryshme. Dhe unë mendoj që ne duhet të kemi një politikë, sidomos, për shembull, unë jam i bindur që gjëja më e rëndësishme që duhet të kishim një qëndrim të qartë, të përbashkët për Kosovën, për shqiptarët atje dhe për çështjet shqiptare kudo qoftë. Por  mënyra se si erdhi pastaj, lë vend të debatohet.

Dje mazhoranca ishte shumë e relaksuar, shumë e kënaqur. Domethënë, mund të shkosh tek kompromisi, mund të shkosh tek një marrëveshje, por pasi ke debatuar ballë për ballë disa nga gjërat të cilat ti pretendon se i thua në çdo kancelari. I thua që me Ramën ne nuk integrohemi. Me Rama ka bllokuar integrimin. Rama është narkotrafikant. Rama nuk bën zgjedhje. Rama po mbron Ballukun, them për BE-në. I ke bërë të gjitha këto deklarata. Thua nuk bëjmë marrëveshje, sepse me Ramën nuk shkohet këtu, nuk shkohet atje. Dhe e firmoste rezolutë dhe debati pothuajse ishte i kotë.

Ke parë ndonjëherë nga pikat, deri nga këto pikat, domethënë që të thotë aty që të kushtëzojë qeverinë? Sepse ti me vota nuk e kushtëzon më qeverinë. Po, patjetër. Unë e kuptoj. Domethënë, çështjet e integrimit duhet të jenë bashkëjetesë. Po për çfarë duhej kjo? Nuk është se mazhoranca për shembull do integrojë vetëm socialistët në BE. Po, patjetër. Pra do integrojmë gjithë shqiptarët. Edhe opozitën e kanë zgjedhur shqiptarët.

Por duhet të jesh i ndershëm kur shkon te kjo pika. Se ose do rrëzosh retorikën tënde që thua, me këtë nuk bëhet, me këtë nuk shkohet me këtë dhe pastaj sa herë vjen puna, me një lloj inferioriteti shkon atje dhe firmos e vulos në këto dy pika. Unë mendoj që ndoshta ky ishte një lloj kushtëzimi nga një reagim shumë i fortë i Brukselit, i të gjithë ambasadorëve të Bashkimit Evropian lidhur me përplasjen që pati zoti Berisha me ambasadorin Gonzato. Dhe ndoshta e pa që s'kishte asnjë lloj shtegu.

Nuk i hyj fare idesë që çfarë përfiton Berisha personalisht apo jo. Nuk dua fare të merrem me këtë gjë. Ajo që këtu është mungesë konseguence është që qëndrimet e zotit Berisha në ekstrem janë ndryshe nga ajo që voton. Ka thënë disa herë, ka bashkuar votën, siç ishte ajo e amnistisë apo në rastet e Kodit Zgjedhor, që ka bashkuar votat duke parë një interes vetëm të Partisë Demokratike në momentin e fundit, duke bërë kalkulime, por nuk i ka shpjeguar këtë elektoratit.

Dhe për shembull, ne mund të ishim në një debat dje dhe fatkeqësisht kishim mungesë serioziteti. Se unë e ndoqa gjatë gjithë ditës debatin dhe kishte një mungesë serioziteti nga deputetët që nuk ishin fare në sallë. Domethënë erdhën vetëm në momentin e votimit. Kishte një mungesë serioziteti në debat, se këtu kam fjalën, mazhoranca ka fjalime teknike. Por opozita kishte dje shansin t'i kërkonte një përkthim më utilitar të atyre ligjeve që kërkohen.

Domethënë çfarë është ajo që është bllokuar? Ibari. Çfarë është, çfarë janë hapat e tjerë? Çfarë nuk përfitojnw qytetarët shqiptarë? Çfarë po ndodh për shembull me disa nga çështjet që kanë ngritur, bie fjala për IPARD-in, që është prapë e Bashkimit Europian. Pra, unë mendoj që opozita dje u tregua, krejt e kundërta e asaj që flet çdo ditë në konferenca shtypi zoti Berisha.

Domethënë, sipas një nga profesorët më të mëdhenj të komunikimit, Marshall Mekluan, thotë që lajmi është ai që e thotë, pra nuk është më vetëm ajo që thotë, është ai që e thotë. Dhe po të shikojmë domethënë, nuk çalon ndoshta nga çështjet opozita që ngre në publik. Por, duke patur këtë lloj raporti...

Domethënë ka një refuzim. Pra do të thotë që opozita nuk po lexon dot pse po refuzohen protestat. Pse në momentin kur mendon që ka kaq shumë të drejtë përballë mazhorancës, është kaq e braktisur, është kaq e braktisur nga qytetarët. Dhe këtë pyetje, pa bërë këto pyetje, opozita...”

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN AGIM BAÇI

EMISIONET