Vota e Diasporës/ Kume: Sipas legjislacionit, votat janë të barabarta si brenda e jashtë vendit

Vota e Diasporës/ Kume: Sipas legjislacionit, votat janë të

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume në një intervistë në Ora Neës u shpreh se sipas legjislacionit votat janë të barabarta si brenda e jashtë vendit.

Kume: Procesi që është duke u zhvilluar për mendimin tim është tregues i jo vetëm kujdesjes së bërë për ta mirëndërtuar këtë process por plus kësaj edhe dëshirës së shprehur dhe të madhe të bashkëqytetarëve tanë që banojnë jashtë Shqipërisë për të qenë pjesë e trupës vendimarrëse për Kuvendin e Shqipërisë që do dali nga zgjedhjet e 11 majit.

Fakti që sot ne kemi një numër të tillë fletëvotimi të ardhura e nënvizon këtë që sapo unë thashë ashtu sikurse në funksion të asaj që ju thashë se është bërë kujdesje për të ndërtuar rrugë sa më të mira dhe për të krijuar mundësi sa më efektive për shtetastit tanë për të votuar.

KQZ trajtoi dhe ka marrë vendimin që të zhbëjë në maksimumet e mundshme efektin relativ që ka sjellë mosplotësimi në kohë dhe siç duhet i procedurave.

KQZ ka marrë vendimin që t’ua ridërgojë fletën e votimit.

 

EMISIONET