Vota e Diasporës/ Kume: Numërimi i votave, detyrë e KQZ-së. Partitë politike vetëm vëzhguese të procesit

Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ-së në një intervistë në Ora News u shpreh se partitë politike kanë të drejtë të vëzhgojnë nga afër procesin e numërimit të votave që do vijnë nga jashtë territorit por KQZ duhet të bëjë numërimin e votave.

Kume: Nëse i referohemi ligjit, vlerësimi dhe numërimi i votave që do të vijnë nga jashtë territorit të Shqipërisë në kodin zgjedhor përcaktohet si detyrë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndaj dhe personat që duhet të realizojnë këtë procedurë duhet të jenë të caktuar në këtë detyrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe jo nga partitë politike.

Për mua ligji ia ka dhënë këtë të drejtë dhe detyrë Komisionit Qendor të Zgjedhjeve.

Partitë politike kanë të drejtën të plotë që ta vëzhgojnë nga afër të gjithë këtë proces nëpërmjet akreditimit të vëzhguesve të tyre në proces.

EMISIONET