Vota e Diasporës, Kapri: Flitet që PS do ketë minimumi 100 mijë vota të identifikuara që do futen në sistem

Studiuesi, Erald Kapri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se flitet që deri tani PS do ketë minimumi 100 mijë vota të identifikuara që do i fusin në sistem.

Kapri: Personi numër një që e ka dashur votën e Diasporës në këtë model që është ka qenë Edi Rama.

Dhe e arriti këtë me çdo kusht duke ofruar atëherë opozitës që të miratonte sistemin zgjedhor që ajo donte me mbylljen e 1/3 të listës.

Dhe që këtu nis dyshimi i parë.

Dyshimi tjetër është pastaj tek kapacitetet si do bëhet dhe mënyra se si do bëhet.

Që kur PS kërkoi shtrirje të gjerë, pra masivitet këtu lindi dyshimi.

Mund të zgjidhej modeli kroat të cilët kanë 5 deputetë gjithsej, gjithë diaspora kroate nxjerr 5 deputetë gjithsej.

Ne kishim zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më pak se 6-7 muaj më përpara, aty pati ndryshim pushteti por Diaspora votoi shumicë për pushtetin atje.

Nëse vazhdohet me këto rime në Shqipëri do të thotë që këtu ka një ndërhyrje të frikshme.

Pra nëse kalojmë në shifra të jashtëzakonshme.

Flitet që deri tani PS do ketë minimumi 100 mijë vota të identifikuara që do i fusin në sistem.

EMISIONET