Vota e 11 majit, Cami: Këto vetëm zgjedhje nuk ishin, pati shit-blerje të votës dhe të njerëzve

Vota e 11 majit, Cami: Këto vetëm zgjedhje nuk ishin, pati shit-blerje

Klodian Cami, një aktivist i Partisë Demokratike në Itali përmes një interviste në Ora News tha se këto zgjedhje kanë pasur klimë shumë të tensionuar dhe këto vetëm zgjidhje nuk mund të quhen.

Cami: Kam qenë kontribuues në këto zgjedhje për t’i shërbyer rrotacionit. Këto zgjedhje kanë pasur klimë shumë të tensionuar dhe këto vetëm zgjidhje nuk mund të quhen. Në Bulqizë trendi i shti-blerjes së njeriut ka qenë marramendës.

Njerëzit e kanë humbur besimin tek vota dhe njerëzit nuk besojnë se ajo mund të ndryshojë elitat. Prandaj shfrytëzojnë momentin që t’i vjedhin pushtetit ato që i ka vjedhur për 4 vite. Përdorimi i administratës, e cila është shumë e madhe, në një terren lokal, raporti është shumë më i madh.

EMISIONET