Von der Leyen në Tiranë, Berisha: Shqipëria s’plotëson kriteret e BE-së! Ja kushtet tona për Territorialen dhe Avokatin e Popullit

Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli rreth vizitës së Presidentea e KE, Ursula von der Leyen në Tiranë.

Berisha e përshëndeti vizitën e saj, ndërsa përsa i përket integrimit të Shqipërisë, tha se përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme, nuk plotëson asnjë kriter tjetër.

DEKLARATA E BERISHËS

Në fakt sot është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë.

Sot, me vizitën në Tiranë, nis turin e saj në vendet e rajonit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Me këtë rast, në emër të PD, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj.

Sikundër shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE për ndihmën bujare të jashtëzakonshme që në vite dhe dekada u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dua gjithashtu të falënderoj për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, akt që përbën një lehtësim të madh për qytetarët shqiptarë dhe të gjitha ato mikrotransaksione që ata kanë me të afërmit e tyre në Europë dhe në botë.

Por, ky është një rast gjithashtu për të deklaruar publikisht se PD, forca politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe do mbështesë për asnjë rezervë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën, funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë është interesi më i mirë i shqiptarëve.

Në këtë kuadër theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE.

Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësish natyrore apo shkaqe të tjera.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës u larguan nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane 1 milion e 99 mijë qytetarë të këtij vendi.

Në Shqipëri sot të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, Edi Ramës.

Mbi 88 përqind e 220 mijë të zgjedhurve dhe të emëruarve në administratën shqiptare, i përkasin partisë shtet.

Edi Rama për të marrë mandatin e katërt burgosi dhe vendosi në ndjekje penale në vit elektoral, pa asnjë fakt penal, liderët e partive kryesore opozitare, qeveritarë vendorë dhe deputetë të opozitës, akte të dënuara në disa rezoluta ndërkombëtare.

Partia shtet, siç shprehen raportet dhe rezolutat ndërkombëtare, për të marrë mandatin e katërt përdori të gjitha mjetet dhe burimet e shtetit dhe i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale.

Edi Rama përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera nuk zbatohen në rast se nuk pëlqehen nga qeveria dhe Edi Rama.

Të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament mohohen.

Shqipëria është sot narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, prodhues kryesor i kanabisit në kontinent.

Degë shqiptare të karteleve më të fuqishme të drogës të Amerikës së Jugut, është provuar se janë të lidhura direkt me qeverinë aktuale dhe janë transportues kryesorë dhe përcaktues të çmimit të kokainës në Europë.

Për PD, zgjedhjet e lira, funksionimi i shtetit ligjor dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, kanë rëndësi vendimtare në procesin e integrimit të bazuar tek merita të Shqipërisë në BE, shtylla kryesore këto të programit të partisë.

Por sot është një ditë historike për mbarë botën.

Faza e parë e planit të presidentit Donald Trump për paqen në Lindjen e Mesme u zbatua me sukses.

Pas tërheqjes së ushtrisë së Izraelit në linjat e caktuara, Hamasi liroi të gjitha pengjet e gjalla dhe rikthen pengjet e vdekura.

Presidenti Donald Trump ndodhet aktualisht në Izrael dhe do vizitojë edhe Egjiptin me një mesazh të madh: fillim i ri.

Kjo marrëveshje është rezultat i një përpjekje të jashtëzakonshme, i triumfit të një diplomacie eficente.

Është një nga aktet më të vështira të regjistruara ndonjëherë në historinë e diplomacisë.

Është ndoshta një sukses i pashoq.

Në të vërtetë, kjo marrëveshje e bën Lindjen e Mesme më të sigurt dhe një fillim i ri për popujt e rajonit është një e ardhme krejt tjetër, një e ardhme e ndritur që ato meritojnë.

Dua të theksoj me këtë rast se në këtë proces ka pasur një seri momentesh, por do veçoja moment kulmor gjunjëzimin e Iranit nga bombardimi i zonave ku ai pasonte uraniumin dhe ndërprerja e luftës pas këtij bombardimi midis Izraelit dhe Iranit.

Pra, sot në Sharm el Sheik ka një konferencë ku marrin pjesë 20 shtete, që do kontribuojnë për paqen dhe rindërtimin e Gazës.

Le të shpresojmë dhe urojmë që fillimi i ri të jetë kapitulli më i bukurg që ai rajon ka njohur në historinë e tij.

Kosova dha një leksion të madh për Tiranën, për Beogradin dhe të gjitha autokracitë e rajonit, zhvilloi zgjedhje të lira, të drejta, dinjitoze.

Kosova, ndonëse me një qeveri kujdestare, por zhvilloi një proces zgjedhor në zgjedhje vendore që nderoi qytetarët e vet, vlerat, lirinë e qytetarëve të vet, votën dhe të ardhmen e Kosovës.

Unë shfrytëzoj këtë rast për të uruar përzemërsisht qytetarët e Kosovës, të shfrytëzoj këtë rast për të uruar forcat politike, të zgjedhurit, kandidatët që kandiduan për këtë festë të demokracisë, këtë festival të votës së lirë që zhvilluan dje në të gjitha komunat dhe bashkitë e atij vendi.

E kemi theksuar këtu, nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa praninë e ODIHR. Do ftohet dhe do i dërgohet ftesë ODIHR, pasi të pranojnë ftesën, duhet një ftesë nga të gjitha palët, pozita dhe opozita dhe natyrisht me praninë e ODIHR ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një e nga një të gjitha rekomandimet e misioneve të vëzhgimit, të cilat nga 2013 e gjer sot nuk janë marrë parasysh.

Për reformën territoriale, ne kemi dorëzuar, në parlament ekziston një projekt i PD-së dhe opozitës për reformën territoriale i cili ndryshon si nata me ditën me projektin që ka ndërmend Edi Rama.

Edi Rama ka ndërmend faktikisht të pjesëtojë me disa herë fuqinë e votës së qytetarëve shqiptarë. Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62, në mos gaboj në 28 apo 30 bashki dhe komuna.

Natyrisht reforma e parë e tij, ishte një katastrofë, një kaos. Mjafton të kujtoj këtu se, një qark me 120 mijë banorë, ka 7 njësi të qeverisjes vendore, një qark me 1 mln banorë ka 4 njësi të qeverisjes vendore. Kjo është e vërtetë për Tiranën dhe Gjirokastrën.

Kështu që për këtë të dytë, nuk mund të shprehem se edhe këtu kemi një kusht të panegociushëm, praninë e përfaqësuesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Asgjë tjetër. Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur në një ujdi me opozitën, para 5 vitesh, apo kur e kanë marrë. Duan ta marrin, le ta marrin.

Edi Rama i pangopur do të ketë çdo pushtet në duart e tij, por të jetë i sigurtë se nuk do të na imponojë kurrë të votojmë, kandidatë që meritojmë...

... Ne kemi një avokat të ri të Popullit nga shoqëria civile. Besim Ndregjoni është kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij në rast se rikthehej tek seancat e parlamentit të shkuar, erdhi për votim në parlament. Niko Peleshi, që Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, po, çfarë të them unë. Dhe duhet një gjë, çfarë vjen prej Zotit, duhet mirë se ardhë duhet them.

Tha, ja ta diskutojmë pak, mos ta votojmë ta diskutojmë pak. Dakord i thamë ne, të diskutohet. U diskutua dhe i thamë ne, këtë kemi kandidat. I thamë hidhe në votim, dhe nuk e hodhën në votim.

Kështu në ligjin e Parlamenti Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. E pranojnë se pranojnë atë nuk mund të them, por në votim, duhet të hidhet në votim.

Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, ta marrin, por rregulli ka qenë gjithnjë se, është propozim i opozitës dhe opozita ka disa.

Ka propozuar atë, shoqëri civile është. Është kryetari i një shoqate, me eksperiencë. Një njeri që çështjen e të drejtave të njeriut e ka në gen, në gjak, por ata nuk duan.

Ose nëse duan, ja kush është kandidatura.

EMISIONET