Vijon procesi i rinumërit të votave në Tiranë, ja rezultatet aktuale të partive dhe koalicioneve

Në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” po vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit për qarkun e Tiranës,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot ora 12:22 të dhënat për 468 qendrat e votimit të rinumëruara në Tiranë.

Në bazë të shifrave të publikuara nga KQZ, Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i janë shtuar 244 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vota këto që i janë zbritur nga rezultati përfundimtar.

Gjithashtu Partisë Socialiste i janë shtuar 198 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Vijon procesi i rinumërit të votave në Tiranë, ja rezultatet

Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet i janë shtuar 28 vota, Partisë Socialdemokrate i janë shtuar 23 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga ana tjetër Koalicionit Euroatlantik i janë hequr 10 vota nga numërimi në zgjedhjet e 11 majit, të cilat i janë shtuar aktualisht në rezultatin përfundimtar. 7 vota i janë hequr edhe koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Në total janë 1282 qendra votimi në qarkun e Tiranës dhe rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.

EMISIONET