Vijon pa pushim lirimi i hapësirave publike, Rama vazhdon “Rilindjen Urbane 2.0”

Vijon pa pushim lirimi i hapësirave publike, Rama vazhdon “Rilindjen

Puna për për prishjen e ndërtimeve pa leje vijon pa ndërprerje, duke krijuar më shumë hapësira publike në dispozicion të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për shembjen e ndërtimeve pa leje, të cilat kishin zënë hapësirat në shumë lagje të qyteteve, por edhe në shumë prej rrugëve kombëtare apo në qytete të ndryshme të vendit.

Një punë e mirë vijon të bëhet edhe për heqjen e inerteve, që shkaktohen nga shembja e tyre, duke i kthyer hapësirat në funksion të qytetarëve.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”, qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme në të gjithë vendin.

Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri sot në këtë portal janë raportuar 14 838 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 226 raste, ndërsa 3 612 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

EMISIONET