VIDEO/ Veliaj i hyp eskavatorit, por i bën “gropën” vetes, mas*krohet nga qytetarët: Po fsheh lekët që ke grabitur, i paturp! Gropën tënde po hap...
Erion Veliaj, edhe pse në prag të zyrtarizimit të akuzave nga Prokuroria e Posaçme për gjithçka ka mundur “të vjedhë” apo të abuzojë me karrigen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, vazhdon paradën e tij të në rrjetet sociale.
Dhe në propocin të drejtë me banalitetin e propagandës që ai ndjek është dhe reagimi i qytetarëve të cilët nuk ia kursejnë tashmë kritikat e ashpra, gjë që pasqyron një zhgënjim të madh në drejtimit të tij.
Shkak së fundmi është bërë një video e publikuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Facebook e cila ka nxitur një furtunë akuzash dhe kritikash nga qytetarët.
Në video, Veliaj shfaqet mbi një eskavator duke hapur një gropë, ndërsa shkruan: “Duke bërë video, mësuam dhe eskavatorin.”
Kaq ka mjaftuar, që ndaj tij të vërshejnë komentet plot zemërim dhe ironi ndaj tij.
“Të hapësh gropa për të fshehur lekët që ke grabitur, i paturp”, shkruan një qytetar, duke i bërë jehonë akuzave të shumta për korrupsion dhe shpërdorim fondesh.
Një tjetër komentues ironizon: “Gropën tënde po hap, bëje të thellë se do të të nxjerrin qentë.”
Mesa duket, këtë herë Veliaj ka harruar të mbyllë seksionin e komenteve, dhe patronazhistët e tij duket se nuk po e bëjnë mirë punën e tyre të zakonshme për eliminimin e komenteve negative në postimet e tij.
PËR MË SHUMË SHIHNI VIDEON E MËPOSHTME, KU KOMENTET E QYTETARËVE FLASIN MË MIRË