VIDEO/ Teliti: Rritën fondet për 'EcoTirana', por plehrat nuk mblidhen, JO!

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, nxjerr pamjet e tmerrshmetë koshave të tejmbushur të plehrave në një nga zonat më të banuara të tiranës.
Në postimin e tij në Facebook, Teliti shprehet se koshat e plehrave mbushur plot e përplot lihen aty buzë rruge dhe askush nga Bashkia dhe monopoli i saj EcoTirana nuk kujtohet ti zbrasë e pastrojë.
Gjithashtu Teliti u bën thirrje qytetarëve të protestojnë nesër në 11.00 para Bashkisë Tiranë për të larguar shefin politik të 5D, inceneratorit, EcoTiranës dhe cdo afere tjetër që ka gllabëruar paratë e taksapaguesve të Tiranës!
Më poshtë statusi i Telitit????:
Rritën fondet për "EcoTirana", por plehrat nuk mblidhen, JO!
????Shikoni pamjet miq, dje në mbrëmje nga zona e Don Boskos në Kryeqytet, shikoni sesi koshat e plehrave mbushur plot e përplot lihen aty buzë rruge dhe askush nga Bashkia dhe monopoli i saj EcoTirana nuk kujtohet ti zbrasë e pastrojë.
????Vetëm katër muaj më parë, Bashkia Tiranë me votat e mazhorancës në Këshillin Bashkiak, rriti financimin e EcoTirana me plot 3.3 milionë euro të tjera (nga 16.7 milionë që ishin parashikuar fillimisht).
❌Plot 20 milionë euro do marrë EcoTirana gjatë 2024 për të pastruar Tiranën, por pastrim nuk po bëhet.
????Helm për cdo banor të zonës, helm për cdo kalimtar.
❌Kjo ndodh kur bashkia nuk e ka mendjen te puna, por te lejet dhe tenderat, ndaj duhet të bëjmë cmos të shkëpusim cdo fije paaftësie, klientelizmi dhe korrupsioni që ka zënë rrënjë të thella në Bashkinë e Tiranës.
????Ndaj nesër ngrihuni e protestoni, të gjithë bashkë nesër në 11.00 para Bashkisë Tiranë për të larguar shefin politik të 5D, inceneratorit, EcoTiranës dhe cdo afere tjetër që ka gllabëruar paratë e taksapaguesve të Tiranës!


