VIDEO/ Tabaku me shqiptarët në Michigan: Rrotacioni politik i takon diasporës
Ligjvënësja demokrate, Jorida Tabaku nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet prej disa ditësh, konkretisht ditën e sotme në Michigan, teksa ka mbajtur fjalën e saj në takimin me diasporën u shpreh se shqipatrët që jetojnë atje kanë në dorë fatin e vendit.
“Është kjo një periudhë e artë, një kthesë e artë dhe mendojmë se rotacioni politik i takon diasporës dhe sot mundësinë që ne kemi me votën e diasporës, që kanë investuar tek familjet e tyre në Shqipëri apo tek hapja e bizneseve atje, kanë edukuar fëmijë me modele të jashtëzakonshme ne duam që t’i kemi model në Shqipëri”- u shpreh Tabaku.
Fjala e Jorida Tabakut:
"Të gjithë na kanë thënë se ju jetoni me mendje e zemër në Shqipëri e na keni shtyrë që ta konsiderojmë diasporën jo ashtu siç është konsideruar më parë, si burim të ardhurash, por si ata që kanë në dorë fatin e vendit.
Kemi takuar qytetarë demokratë, qytetarë që ndoshta nuk kanë një parti politike, por i ka bashkaur fat ii të ardhmes së Shqipërisë.
Dua të ju falenderoj pasi na keni vendosur mua e të gjithë kolegët e PD përpara një përgjegjësie të jashtëzakoshme.
Para se të vinim këtu, kemi folur edhe me zotin Berisha kryetarin e PD, i cili ju dërgonpërgëzimet më të mëdha për grupin organizator këtu e për të gjithë diasporën për të nisur së bahsku një rrugë të re, që shumë nga ju e kanë kthyer kokën pas kur janë larguar nga vedndi tyre.
Eshtë kjo një periudhë e artë, një kthesë e artë dhe mendojmë se rotacioni politik i takon diasporës dhe sot mundësinë që ne kemi me votën e diasporës që kanë investuar tek familjet e tyre në Shqipëri apo tek hapja e bizneseve atje, kanë edukuar fëmijë me modele të jashtëzakonshme ne duam që t’i kemi model në Shqipëri"


